Dy aksidente rrugore në Elbasan, rastet referohen në Prokurori

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë referuar dy raste në Prokurori për veprime të mëtejshme:

F. T., 45 vjeç, është përfshirë në një aksident në rrugën “Qemal Stafa”, ku me automjetin e tij ka aksidentuar shtetasen G. K., 48 vjeçe, këmbësore. Ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

A. A., në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili është përplasur me një kamion me drejtues shtetasin A. B., 42 vjeç. Si pasojë, A. A. dhe pasagjeri në automjetin e tij kanë marrë dëmtime të lehta.

Autoritetet rrugore po vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidenteve dhe për përgatitjen e materialeve procedurale.