Dy 16-vjeçarë hyjnë për tu larë në Lagunën e Patokut, njëri mbytet, tjetri në spital

KURBIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth dy orë më parë në Kurbin në lagunën e Patokut. Dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.

Fatkeqësisht një prej tyre është mbytur ndërsa, tjetri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Trupi i viktimës ende nuk është nxjerrë nga uji.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin/ Informacion paraprak

Sot, më datë 24.07.2025, rreth orës 15:00, në lagunën e Patokut, dy 16-vjeçarë kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin.

Ndërsa ishin duke u larë, njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër dyshohet se është mbytur dhe trupi i tij nuk është gjetur ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe është kërkuar ndërhyrja e polumbarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.