Drejtori i ZVA Elbasan Emir Çela ka dhënë dorëheqjen, ja kush komandohet

Drejtori i Arsimit të ZVA Elbasan Ermir Çela, mësohet të ketë dhënë dorëheqjen duke bërë kështu një ndryshim në drejtimin e arsimit në Elbasan. Mësohet se është komanduar në këtë pozicion Eglantina Dedja, përgjegjëse pranë këtij institucioni, deri në një konkurs për këtë pozicion.
Ermi Çela ka qëndruar mbi 3 vjet në pozicionin e drejtorit të arsimit. Ai vjen nga një eksperiencë e gjatë në drejtimin e shkollave. Çela ritet që të jetë së shpejti në një pozicion tjetër drejtues në fushën e arsimit.