“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mos fëmija mund të vdesë”. Këto janë fjalët e një prindi, të babait të foshnjës 2 muajsh, Xhoel Blloshmi, i cili ka lindur me një problem në zemër.
Babai: E kam djalin një muajsh. Kishte një sëmundje të rëndë në zemër. Më trembi sepse djali nga momenti në moment mund të ndërronte jetë. Gëzimi i parë dhe doja që djali im të jetojë si gjithë të tjerët. Frika nga momenti në moment. Shumë keq ndihem edhe në darkë kur djali është në gjumë. Sa herë shpesh e kontrollojmë se ndoshta… a merr apo s’merr frymë. Më keq nuk paska. Kur mora vesh që vuante nga kjo sëmundje, më mirë mos të jetoja më. Çdo person që i kam treguar, vetëm kanë qarë, aq më tepër sot që djali im mbush 1 muajsh, nuk mundem (fillon të qajë). Ju lutem të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të ndihmojnë sado pak për djalin tim. Vetëm mos të ketë më problemet që ka sepse ai nga momenti në moment mund të ndërrojë jetë.
