ELBASAN- Në Elbasan, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë zhvilluar kontrolle në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në këtë qytet. Sipas informacioneve, kontrollet vijnë në kuadër të hetimeve që po kryhen në këtë incenerator për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Aksioni është ndërmarrë në kuadër të procedimit penal nr. 1417, i vitit 2024, i cili është regjistruar fillimisht për veprën penale të “zjarrvënies”, pasi fusha e mbetjeve urbane në Elbasan u përfshi nga flakët në vitin 2024. Mësohet se gjatë hetimeve të thelluara, Prokuroria ka evidentuar elementë të mundshëm të shpërdorimit të detyrës, gjë që ka zgjeruar natyrën dhe objektin e hetimeve.
Momentatlisht nuk ka informacione nëse ka persona të ndaluar apo masa të tjera procedurale ndaj të dyshuarve, ndërsa hetimet vijojnë.
