Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë cakton datën 21 shkurt si datë për të shqyrtuar padinë e divorcit mes Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.
Seanca është caktuar të mbahet në orën 10:30.
Padia për divorc është depozituar nga Meta në gjykatë në qershor 2024.
Në deklaratat e tij para se të arrestohej nga policia, Ilir Meta e kishte akuzuar Monika Kryemadhin për tradhti në politikë, ndërsa ish-bashkëshortja e tij tha se “Metën e kanë iluminuar të tjerët kundër meje”.
