Dita e 5-të/ RENEA dhe FNSH ‘ngulen’ në Vlorë pas vrasjes me snajper të Gëzim Sinomatit

FNSH dhe RENEA ndodhen sërish edhe mbrëmjen e kësaj të premteje në Vlorë.

Strukturat e posacme të policisë së shtetit po kryejnë  kontrolle të imtësishme në automjetet  luksoze.

Fokusi i këtyre kontrolleve  është evidentimi i personave që lëvizin me armë zjarri, sende të forta apo lëndë narkotike.

Kontrolle dhe për arrestimin e personave në kërkim apo eksponentët e krimit. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga makina dhe ata kontrollohen në imtësi.

Është dita e  5- të   që FNSH dhe RENEA ushtrojnë të tilla kontrolle të imtësishme.