Nga pandemia covid, tashmë bota po përballet me një tjetër në fushën e mjekësisë, atë të diabetit. Virusi i covid e ka nxjerrë më në pah diabetin, duke bërë që rastet e reja të rriten. 400-500 raste të reja janë diagnostikuar në harkun kohor të një viti vetëm në Elbasan, ku mosha që dominon është ajo e tretë.
Në ditën botërore të diabetit mjeku endokrinolog në Spitalin Rajonal në Elbasan Shefqet Deliallisi, shprehet me shqetësim për rritjen e personave me diabet . Teksa rendit shkaqet e prekjes me diabet i mëshon më së shumti stilit të jetesës dhe faktit që të gjithë duan të jetojnë në qytet.
Sipas mjekut stresi është një tjetër komponent që ndikon negativisht te personat me diabet, duke ia rënduar edhe më gjendjen shëndetësore. Për këtë arsye ai përcjell këshillat e tij.
Diabeti ndonëse shfaqet më së shumti te mosha e tretë nuk kursen as grup-moshat e tjera,madje dhe fëmijët.
