Mot i paqëndrueshëm, me borë dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve po mbretëron në ditët e para të stinës së pranverës.
Në një përpjekje për të përshëndetur stinën e re, pranvera na surprizon me të ftohtë.
Sipas disa videove dhe fotografive që kanë dërguar qytetarët, shihet që bora ka mbuluar disa vende të Kosovës.
Ndërsa, reshjes e borës kanë bërë që vendkalimi kufitar në Kullë të jetë vështirë i kalueshëm.
Në pamjet e publikuara nga Radio Televizioni i Rozhajes shihet se rrugët janë të mbuluara me borë dhe mjetet po kalojnë me vështirësi.
Vendkalimi kufitar në Kullë gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra dhe e lidh Kosovën me Malin e Zi.
