Digjet një automjet i parkuar në Prrenjas, vetëm dëme materiale

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Prrenjas.

Sipas policisë, më datë 14 mars 2026, rreth orës 04:00, është djegur automjeti në pronësi të shtetasit L. T., i cili ndodhej i parkuar. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.