VLORË- Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër të qytetit.
Automjeti është në pronësi të Muamet Çotës, por përdoret nga drejtoresha e Tatim-Taksave në bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko.
Ndërkohë janë shoqëruar disa persona në polici lidhur me ngjarjen.
