Digjet byrektorja

Një byrektore në periferi të Pogradecit ka rënë pre e një zjarri të shkaktuar dyshohet nga rrjedhja e gazit të një bombole që përdorej për gatim. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë në kohë, duke vënë flakët nën kontroll dhe parandaluar përhapjen e zjarrit.

Sipas njoftimit të autoriteteve, nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia dhe zjarrfikësit po hetojnë për shkakun e rrjedhjes së gazit dhe për masat e marra për parandalimin e incidenteve të tilla në të ardhmen.