Dhunon vjehrrën. nis procedimi penal për nusen në Librazhd.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. Sh., 45 vjeçe, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht vjehrrën e saj, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
