Dhu*nohet punonjësi i bashkisë, përfundon në spital

SHKODËR- Dhunohet punonjësi i bashkisë së Shkodrës, 49-vjeçari përfundon në spital. I dhunuari është Ermal Dizdari ndërsa ende nuk dihen autorët.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.