Dhunohet gjatë natës dhe i merret arma e shërbimit një polici burgjesh. Dërgohet me urgjencë te Trauma

TIRANË- Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme një efektiv burgu është dhunuar në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Polici i dhunuar, identiteti i të cilit nuk dihet, është dërguar me urgjencë tek Spitali i Traumës, ndërsa ende nuk dihet as gjendja e tij shëndetësore .

Sipas raportimeve autorët i kanë marrë efektivit të burgjeve armën e shërbimit dhe janë larguar. Ende nuk dihen autorët dhe shkaku i ngjarjes së rëndë. Pritet një reagim nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.