Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu prezanton rezultatet e Task Force të ngritur pas dhunimit të 3 vjeçares në kopshtin ‘Stinët’ në Tiranë.
Nga kontrollet e këtyre ditëve, janë inspektuar 90 kopshte jo publike apo me veprimtari arsim parashkollor të fëmijës së moshës 3 – 6 vjeç. Eshte konstatuar se nga 67 kopshte jo publike ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me legjislacionin dhe përmbushin kriteret. 8 kopshte jo publike rezultojnë se nuk kanë aplikuar pranë MAS për licencimin përkatës dhe 2 prej tyre ju është refuzuar licencimi për të cilat inspektorët po kryejnë verifikimet dhe do të marrin masa” tha Manastirliu.
Ndërkohë 13 janë si rezidenca ditore.
