Dhunë psikologjike në Gramsh, procedohet penalisht një 31-vjeçare

Gramsh, 4 nëntor 2025 – Një 31-vjeçare me inicialet E. S. është proceduar penalisht nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj një 38-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.