ublikohet fotoja e Artur Tushit, 41 vjeç, shtetas me origjinë nga fshati Raboshtë i Lezhës, i cili humbi jetën pas një sulmi të armatosur në qytetin Medelin të Kolumbisë.
Tushi, i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Qoti’, u qëllua teksa ndodhej pranë një qendre tregtare. Sipas raportimeve paraprake nga mediat vendase, ngjarja dyshohet të jetë e lidhur me një konflikt të hershëm.
Dëshmitarët thanë se një person i ri, i cili lëvizte me motoçikletë, iu afrua viktimës, e pyeti për emrin dhe më pas hapi zjarr, duke shkaktuar humbjen e jetës së Tushit dhe plagosjen e një gruaje 77-vjeçare që ndodhej në afërsi.
Autoritetet kolumbiane arrestuan autorin e dyshuar pak orë pas ngjarjes, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit.
Burime ndërkombëtare si InSight Crime kanë raportuar më parë për praninë e rrjeteve kriminale me origjinë nga Ballkani, përfshirë dhe emisarë shqiptarë, që operojnë në Amerikën Latine, kryesisht për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
