Detaje të reja/Aksidenti me 8 të vdekur, si ra makina me klandestinë nga 100 metër lartësi, tentoi ti ikte policisë

7 emigrantë të paligjshëm dhe drejtuesi i një mjeti humbën jetën. Burime për gazetarin e Report Tv, Piro Nase bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka qenë duke transportuar 7 emigrantët e paligjshëm nga pika kufitare e Tre Urave në drejtim të Këlcyrës.

Drejtuesi i mjetit ka tentuar që t’i ikë policisë, pasi është pikasur nga patrulla me mjetin e mbushur plot me njerëz. Sapo ka parë patrullën e policisë ai ka shtuar shpejtësinë dhe është kthyer për në drejtim të Përmetit për t’u larguar.