Detaje/ Burri e qëlloi gruan me thikë pas sherrit për xhelozinë. 52-vjeçari i dënuar më parë për vrasje

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku burri qëlloi disa herë me thikë gruan e tij.

Autori i krimit është Jakup Shahu 52 vjeç, i cili dyshohet se për shkaqe xhelozie ka qëlluar me thikë në qafë dhe trup disa herë gruan e tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

52 vjeçari person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka bërë vrasje dhe ka kryer 13 vite burg.

Çifti janë prindër të një fëmije, e cila nuk ka qenë në banesa kur ka ndodhur ngjarja në orët e para të mëngjesit të sotëm.