Dënimi i bandës ‘Cërrikut’ pas tre dekadash, kryetarja e Apelit të GJKKO: Ngjarjet e ’97-ës të komplikuara

Një operacion që duhej të rivendoste rendin, përfundoi në një kurth vdekjeprurës. 5 gardisë humbën jetën, 16 të tjerë u plagosën. Me urdhër të Ministrit të Rendit asokohe, Garda e Republikës u urdhërua të shkonte në Cërrik për të neutralizuar elementët e armatosur.

Gardistët nuk ishin të përgatitur për një betejë urbane. Ata mendonin se po përballeshin me një grup të vogël rebelësh. Por, përballë kishin 150 njerëz të armatosur deri në dhëmbë, të përgatitur për luftë. Grupi i armatosur e dinte mirë se gardistët po afroheshin. Pra, dërgoheshin drejt kurthit të vdekjes…

Gardisti 1 Ne nuk dishim gjë për çfarë kishim ardh, ne erdhëm për të mbrojtur veten… unë e kam shpkrepur armën.

‘Unë jam nga Tropoja rri në Tiranë…. çfarë të duash më thuaj, po deshe më bjer edhe plumb ballit…..’ u shpreh gardisti

‘Na thanë të shkojmë në qytetin e Elbasanit të kapim këto kriminela, ku e dija unë, nuk marr vesh nga këto punë, edhe na sollën këtu. Vetëm kur plasi pushka, e vetëm kur e kam parë veten të plagosur. Unë s’di gjë….. Ne duam plumbin ballit, se këta duan të na fusin në luftë civile’ u shoreh gardisti

Lëvizjet e pjesëtarëve të Bandës së Cërrikut, tregojnë se ata kishin informacion për ndërhyrjen e gardës për çarmatimin e Cërrikut. Referuar të dhënave në dosjen hetimore, thuhet se anëtarët e bandës së Cerrikut, më 20 maj ’97 sulmuan postën e Policisë Cerrik. Sulmi erdhi pas emërimit në krye të këtij komisariati të Agron Kulaçajt, i cili zëvëndësoi në atë kohë Fatos Suvarinë. Kuliçaj, njihej si njeri i afërt i presidentit të kohës Sali Berisha, ndaj të cilit kishin shpërthyer demonstratat.

Pas sulmit në komisariat, shefi i ri Kuliçaj, kërkoi ndihmën e Ministrit të Rendit te kohes për përforcime nga Tirana. Përmes informacionit të mbledhur gjatë hetimit, vërtetohet se organizimi i bandës së Cërrikut, i udhëhequr nga Roland Sota dhe Meti Bozi, nuk ishte një veprim spontan, por, një planifikim i detajuar.

“Në qoftë se do quajmë atë që ju thatë një krizë ishte viti 1997 që e tregoj qartë këtë krizë, dhe duket që në ato vite bandat morën edhe hovin e tyre. Vështërisa në fakt, e gjykimeve dhe hetimeve ka qenë e madhe, disa ngjarje mbeten ende të pazbuluara fakti tregon mbas shumë viteve, ndoshta edhe mbas 15 viteve janë zbuluar ngjarje kriminale dhe autor të supozuar të tyre, çka tregon për vështërisinë në hetime ashtu edhe në gjykime’ u shpreh Saida Dollani, Kryetare Apelit Gjykates Posaçme

Referuar dëshmisë së kryebashkiakes së kohës Mishelina Xhelo, Banda e Cërrikut ishte një hap policisë në çdo informacion. Ajo rrëfen se në natën e 22 majit 1997, një grup përfaqësuesish të forcave politike dhe individë të tjerë i kërkuan që të ndërhynte dhe të ndalonte ardhjen e forcave speciale.