KURBIN – Elbasani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Laçit, në javën e 31-të të Superiores.
Verdheblutë dolën me tre pikë nga kjo transfertë e vështirë, falë autogolit të Shabanit në minutën e 39-të.
Më pas skuadrat kërkuan të shënonin, por nuk ia dolën. Kështu, pas këtij takimi verdheblutë e Gvozdenoviç i bën presion Partizanit për t’i rrëmbyer vendin në “Final 4”, duke shpresuar që të kuqtë të ndalet nga Dinamo ditën e nesërme.
