GREQI- Gruaja në foto është shqiptarja Alba Cenko e cila u vra nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko. Gjithashtu Cenko pasi e vrarë e ka fshehur atë në papafingo. Po ashtu ishte vetë shqiptari ai që lajmëroi policinë për krimin që kishte kryer.
Ai u kërkoi efektivëve të shkonin në banesën e tij, pasi kishte vrarë me çekiç bashkëshorten dhe prej një jave e mbante trupin e saj në papafingo. 39-vjeçari tha para policëve se vrasjen e kreu nga xhelozia, teksa fëmijët e çiftit ishin në shkollë.