Del foto e autorit nga Berati që vrau me thikë turistin nga Tirana pas sherrit për xhiron me kalë

BERAT, 28 tetor 2025 – Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi sot kalanë e Beratit, ku 42-vjeçari Keli Hoxha u vra me thikë pas një konflikti të çastit.

Autori i dyshuar është identifikuar si Kristo Mema, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, i cili pas krimit është larguar dhe aktualisht ndodhet në arrati. Në foto është pikërisht autori i ngjarjes.

Burime hetimore bëjnë me dije se sherri mes dy burrave ka nisur për një kalë me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën historike të kalasë. Debati banal ka degjeneruar në përplasje fizike dhe më pas në vrasje me thikë.

Sipas informacioneve, Kristo Mema rezulton me precedentë penalë në Greqi, ku është dënuar më parë për një tjetër vrasje me thikë. Policia e Beratit ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon ndjekjen për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.