GREQIA- Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Greqi ku 40-vjeçarja Enkelejda Danaj u gjet e vrarë me thikë në mes të rrugës, është zbuluar dhe identiteti i autorit të dyshuar të krimit. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin nga Vlora, Eduart Danaj, ish-bashkëshorti i viktimës i cili është shpallur në kërkim.
Mësohet se 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj nga Vlora, kishte bërë dy denoncime për dhunë në familje ndaj ish-bashkëshortit të saj. Denoncimi i parë është bërë në shtator 2022 dhe e dyta më vonë.
Gjithashtu, dyshohet se është një dëshmitar, i cili pretendon se e ka parë gruan në momentin që u godit me thikë.













