Dëborë dhe erë e fortë, bllokohen disa fshatra në Kukës

Debore ne Stebleve

Qarku i Kukësit është përfshirë nga dëbora teksa raportohen edhe probleme. Raportohet se shumë fshatra në Kukës janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Konkretisht fshatrat Turaj, Kolloz, Tërshen, Shtrezë, Stanet e Novesojt.

Deri më tani asnjë mjet borëpastruese nga bashkia Kukës nuk është parë në zonat rurale. Ndërkaq në zonën e Shishtavecit raportohet edhe për mungesë të energjisë elektrike.