Manchester United nuk arriti të festojë plotësisht fitoren ndaj Brentford, për shkak të mosmarrëveshjes mes Cristiano Ronaldos dhe trajneri Ralf Rangnick.
Në minutën e 71-të, kur rezultati ishte 2-0 për “Djajtë e Kuq”, trajneri gjerman vendosi të zëvendësojë portugezin me Maguire, për t’u mbuluar në mbrojtje, gjë që CR7 nuk e priti mirë.
Duke dalë nga fusha, ai fillimisht përqafoi Rangnickun, por më pas hodhi xhupin në tokë i zhgënjyer, përpara se të përsëriste disa herë: “Pse më zëvendësove?”.
Më pas, trajneri iu afrua atij për t’i shpjeguar arsyet, një strategji, që e përdorur edhe në konferencën pas ndeshjes kur padyshim që gazetarët e pyetën për aferën CR7.
“I thashë se kuptoj që je ende ambicioz dhe dëshiron të shënosh, por ndoshta pas disa vitesh, kur të jesh trajner, do të marrësh një vendim të ngjashëm kur të gjendesh në të njëjtën situatë si unë”,- shpjegoi Rangnick dhe më pas shtoi:
“I thashë që e kisha marrë vendimin në interes të skuadrës. Me Aston Villa, pesë ditë më parë, ishim përpara 2-0 dhe më pas ata na barazuan: Nuk doja të ndodhte më kjo dhe unë mendoj se kam marrë vendimin e duhur”. United fitoi përfundimisht 3-1.
