Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij 48-vjeçar.
Policia e Vlorës njoftoi sot (4 korrik) se pas kallëzimit ka nisur menjëherë hetimet për kërkimin, gjetjen dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në dëshminë e tij, denoncuesi ka deklaruar se kishte humbur kontaktet me çobanin tjetër dhe nuk kishte informacione se ku ndodhej.
“Më datë 3 korrik është paraqitur në ambientet e këtij komisariati A. K., 52 vjeç, banues në Delvinë, i cili kallëzon se më datë 2 korrik ka humbur kontaktet me A. Ç., 48 vjeç, banues po në Delvinë, i cili punon bashkë me të si çoban”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.
Gjithashtu sqarohet se po punohet për gjetjen e tij, por nuk ka detaje të hollësishme për rrethanat e humbjes, apo se çfarë ka deklaruar denoncuesi për ndonjë konflikt të mundshëm të 48-vjeçarit.
