Chelsea është një nga skuadrat më të interesuara të transferojë talentin e Barcelonës.
Sergino Dest është synimi kryesor i “Bluve” të Londrës në këtë merkato, që duke parë situatën e amerikanit te blaugranat që nuk ka arritur të përshtatet siç duhet, Thomas Tuchel ka menduar ta bëjë pjesë të planeve të tij.
Megjithatë Barcelona nuk ka ndërmend ta lërë të lirë kollaj një nga talentet e saj, dhe për këtë ka vendosur një çmim për mbrojtësin, shifër kjo që arrin në 20 milion euro.
Kujtojmë se Dest u transferua nga Ajax në “Camp Nou” gjatë merkatos së verës.
Chelsea have shown a genuine interest in Sergiño Dest and are willing to make an effort to sign him either now or in the summer. [sport]
— barcacentre (@barcacentre) January 6, 2022
