Identifikohet autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ditën e sotme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Sipas informacioneve, autori është Gjon Shkambi, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë.
Shkëmbi ka arritur të hyjë i armatosur brenda sallës së gjyqit, dhe ka hapur zjarr drejt gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe dy personave të tjerë, babë e bir, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, Ervis dhe Rakip Kurtaj, babë e bir.
Gjyqtari Kalaja nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në spital.
Paraprakisht dyshohet se autori ka patur një konflikt për pronën në gjykatë.













