Policia e Cërrikut ka referuar në Prokurori procedimin penal ndaj shtetasve Sh. M., 60 vjeç, M. M., 54 vjeç dhe G. M., 51 vjeç. Këta persona akuzohen nga shtetasi Sh. K., shfrytëzues me leje i liqenit të Bazit, se kanë marrë ujë për vaditje, duke ulur nivelin e ujit dhe dëmtuar peshqit e vendosur prej tij.
Rasti është referuar në Prokurorinë e Elbasanit.













