Cërrik, 9 Shtator 2025 – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan në Prokurori materialet për K. M., 52 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin T. V., 65 vjeç, për motive të dobëta. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
