Cërrik – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur një procedim penal ndaj shtetasit E. H., 30 vjeç.
Sipas informacioneve zyrtare, ky shtetas dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka fyer një grua 40-vjeçare, në rrugë, për motive të dobëta.
Ngjarja është në hetim dhe Prokuroria pritet të vijojë me veprimet për zbardhjen e plotë të saj.
