Cërrik – Procedim penal ndaj 16-vjeçarit që goditi një 22-vjeçare

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit Cërrik kanë nisur procedimin penal ndaj një 16-vjeçari, pasi dyshohet se ka goditur me grushta një 22-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.