Cërrik/ Një i proceduar për ndërtim pa leje dhe një tjetër për dhunë në familje

Cërrik, 7 Tetor 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Q. Ç., 34 vjeç, i cili u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Gjithashtu, u procedua penalisht Sh. M., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.