CËRRIK – Ndërtime pa leje, dhunë në familje dhe kafshim nga qeni, nisin procedimet penale

Specialistët e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë nisur procedime penale për disa shtetas të përfshirë në shkelje të ndryshme të ligjit. Një 31-vjeçar u konstatua duke kryer punime ndërtimi në tejkalim të lejes së dhënë nga organet kompetente. Një 37-vjeçar po hetohet për ushtrim dhune psikologjike ndaj nënës së tij. Po ashtu, një 62-vjeçar u procedua pasi qeni i tij ka kafshuar një shtetas 38-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.