Cërrik – Humb jetën 34-vjeçarja në banesë, çfarë dyshohet

Cërrik, 30 qershor 2025 – Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në qytetin e Cërrikut, ku një 34-vjeçare, me inicialet A. B., ka ndërruar jetë në banesën e saj. Dyshohet se shkaku ka qenë një arrest kardiak.

E ndjera vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia dhe mjekësia ligjore po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, për hetime të mëtejshme.