Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kanë referuar në Prokurori procedimin penal ndaj shtetasve F. S., 63 vjeç, dhe F. B., 33 vjeç, të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













