Caktohet masa e sigurisë për 14 të ndaluarit e operacionit ‘FAST’ në Elbasan

Sot, më datë 17 tetor 2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal për 14 persona të ndaluar në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja znj. Megi Strakosha, pasi shqyrtoi çështjen në themel, vendosi si më poshtë:

Masa “Arrest në burg”, sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale, u caktua për 5 persona:
– S.M.
– A.K.
– M.S.
– E.Ç.
– E.D.

Masa “Arrest në shtëpi”, me afat 60-ditor, u caktua për shtetasin E.T., sipas nenit 237 të K.Pr.Penale.

Masa “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të K.Pr.Penale, u caktua për 8 persona:
– H.M.
– E.C.
– T.Z.
– B.M.
– B.H.
– J.M.
– A.D.
– (për E.T. në kuadër të një mase shtesë)

Afatet e paraqitjes së tyre në organet e policisë gjyqësore janë të ndryshme, nga një herë në muaj deri në dy herë në muaj, në përputhje me vendimin gjyqësor.

Për të miturin J.Z., gjykata vlerësoi të paligjshëm arrestimin në flagrancë dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Gjithashtu, u urdhërua lirimi i menjëhershëm i personave ndaj të cilëve nuk është caktuar masa “arrest në burg” apo “arrest në shtëpi”, nëse nuk mbahen për shkak të ndonjë procedimi tjetër penal.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Policia Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të tij.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ E JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN

Elbasan, më 17.10.2025

NJOFTIM PЁR SHTYP

Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon mbi pёrfundimin e shqyrtimit gjyqёsor dhe vendimmarrjen nё kuadёr tё operacionit “Fast” në lidhje me kёrkesёn e Prokurorisё Pranё Gjykatёs sё Shkallёs sё Parё tё Juridkisionit tё Pёrgjithshёm Elbasan pёr “Vleftësim të ligjshëm të arrestimit nё flagrancё dhe caktimin e masës së sigurimit’’ pёr 14 ( katёrmbёdhjetё) tё arrestuarit nё flagrancё.
Sot, më datë 17.10.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me trup gjykues Gjyqtare znj. Megi Strakosha në përfundim të shqyrtimit gjyqёsor, me vendimin 658 (61200-02368-13-2025), vendosi:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
2. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim E.T.
3. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, për personin nën hetim E.T., parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për një afat prej 60 ditë.
4. Urdhërohet personi nёn hetim E.T., tё mos largohet nga banesa e tij.
5. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim E.T., dhe shoqërimi nee banesën e tij nga policia gjyqësore, nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
6. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim H.M.
7. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim H.M., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
8. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 2 (dy) herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të muajit.
9. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim H.M., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
10. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim E.C.
11. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim E.C., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
12. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të premten e parë të muajit.
13. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim E.C., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
14. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim T.Z.
15. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim T.Z., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
16. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të premten e parë të muajit.
17. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim T.Z., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
18. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim S.M.
19. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim S.M., parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
20. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim S.M.
21. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim A.K.
22. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim A.K., parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
23. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim A.K.
24. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim M.S.
25. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim M.S., parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
26. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim M.S.
27. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim B.M.
28. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim B.M., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
29. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të premten e parë të muajit.
30. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim B.M., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
31. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim E.Ç.
32. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim E.Ç.i, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
33. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim E.Ç..
34. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim B.H.
35. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim B.H., parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
36. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në dy muaj, të hënën e parë të muajit.
37. Urdherohet lirimi i menjëhershem i personit nën hetim B.H. nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
38. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim J.M.
39. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim J.M, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
40. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të hënën e dytë të muajit.
41. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim J.M., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
42. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim A.D.
43. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për personin nën hetim A.D, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
44. Detyrohet personi nën hetim të paraqitet pranë Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 1 (një) herë në muaj, të hënën e dytë të muajit.
45. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i personit nën hetim A.D., nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
46. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë për personin nën hetim E.D.
47. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për personin nën hetim E.D., parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
48. Urdhërohet mbajtja ne paraburgim i personit nën hetim E.D.
49. Vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë për të miturin në konflikt me ligjin J.Z.
50. Urdhёrohet lirimi i menjëhershёm i të miturit në konflikt me ligjinm, nëse nuk mbahet i arrestuar, ndaluar apo dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale apo për efekt të ndonjë procedimi tjetër penal.
51. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet policia gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.
52. Psikologia E.H do të paguhet sipas tarifave ligjore.
53. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve, afat ky që fillon nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
54.
U shpall në Elbasan më 17.10.2025

GJYKATA E SHKALLЁS SЁ PARЁ
E JURIDIKSIONIT TЁ PЁRGJITHSHЁM ELBASAN