Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skëndërbej” për protestën me moton “Liria ka emër” që u organizua nga veteranët e UÇK-së. • Të pranishëm në protestë ishin qytetarë nga Kosova, figura politike si ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe deputetë të Kosovës dhe Partisë Socialiste nga Shqipëria. • Protesta u zhvillua për rreth 1 ore dhe nisi me himnin kombëtar shqiptar dhe më pas mbajtën fjalën Moisiu, Ahmeti dhe veteranë të UÇK-s. • Gjithashtu të pranishëm në tubimin nën motën “LIRIA KA EMËR’ ishin edhe kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së dhe djali i Hashim Thaçit. • Gjatë fjalës së tyre veteranët dhe protestuesit kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilët mbahen në Hagë që prej vitit 2020 të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar. • Prej 3 prilli të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar. • Gjithashtu një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.













