Në Elbasan lista e borxheve në dyqane është shtuar.Ekonomia e disa prej familjeve është dobësuar deri në pikën sa edhe buka merret me listë. Thonë se ndodhen në kufinjtë e mbijetesës, ndaj të vetme armë të tyre kanë zërin, ndaj nuk ngurojnë të cojnë fjalë.
Dëshmi e varfërisë që ka pllakosur shumë familje është kjo fletore me shënime e shitëses Jeta Karaj. Ka një jetë që ushtron këtë profesion, si në periudhën e diktaturës dhe tani. Thotë se këtë varfëri të viteve të fundit se kishte parë ndonjëherë.
Një fletore pohon se e ka grisur, shpresat se një ditë do ti marrë paratë e saj janë zbehur, por thotë se kur i kërkojnë bukë nuk mundet t’u thotë jo.
Pak metra nga Znj.Jeta ndodhet një tjetër grua fisnike e moshuar. Hamide Kllogjeri preferon të mos identifikohet me pamje, por tregon për ne se ajo në lokalin e saj modest edhe kafen e ofron veresi. Dëshmi janë këto copa letra të varura në banak me emrat e atyre që nuk kanë mundësi të paguajnë.
E si për ironi të fatit pak metra më tutje gjendet dyqani i mishit, i cili po frekuentohet gjithnjë e më rrallë, pasi mishi konsiderohet luks./Entela Duka
