Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të diel në qytetin e Lezhës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.
Burime zyrtare bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur Sokol Daci, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor. Sipas informacioneve paraprake, ai ishte pronari i një berberhaneje dhe ndodhej brenda ambientit të biznesit në momentin kur u qëllua.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve. Ende nuk janë bërë publike detaje mbi motivet e ngjarjes.












