Breshëri dëmton 160 hektarë parcela të kultivuara me pjeshkë në Lushnjë

Lushnjë-Moti i keq që përfshiu vendin një ditë më parë ka shkaktuar mjaft dëme sidomos në fshatrat e Lushnjës. Në fshatin Barbullinjë si pasojë e breshërit me intensitet të lartë raportohet se janë dëmtuar mbi 160 hektarë të kultivuara me pjeshkë.

Fermerët shprehen se investimi i kryer prej kohësh ka shkuar dëm.

Fermerët se nga dëmet e shkaktuara nuk mund të dëmshpërblehen nuk pasi asnjë kompani sigurimesh nuk e ofron këtë mbrojtje.