‘Çmendet’ moti në Elbasan. Nga ekstremi në ekstrem.
Ndërkohë që në qytet temperatura ka shkuar 40 gradë, vetëm pak kilometra larg, në Gjinar dhe në zonën e Shpatit, një stuhi shiu dhe breshëri ka përfshirë trevën.
Sipas banorëve, stuhia zgjati rreth 2 orë dhe shkaktoi dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemtari duke u shkaktuar humbje të mëdha fermerëve.
