Braktisi foshnjën në bodrum, ndalohet nëna

Policia e kryeqytetit ka arritur të gjejë nënën që braktisi foshnjën në një bodrum në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Gruaja, me iniciale E.I., 29-vjeçe, ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.

Foshnja u gjet paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe aktualisht është e intubuar. “Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaronte policia.