Braktisi djalin e mitur, procedohet nëna 35-vjeçare

Një 35-vjeçare është proceduar nga Policia e Gjirokastrës pasi ka braktisur djalin e saj 12-vjeçar, në ambientet e komisariatit.

Bëhet me dije se i mituri u akomodua në fondacionin “Vatra e Ngrohtë”, Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë , për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet ku nisi procedimi penal për shtetasen E. V., 35 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka braktisur djalin e saj 12-vjeçar, në ambientet e Policisë. 12-vjeçari u akomodua në fondacionin “Vatra e Ngrohtë”, Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.