Bllokohet aksi rrugor Strugë-Qafe Thanë, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve për më shumë se një orë. Raportohet se kjo situatë ka ardhur pasi firmat kontraktore nuk po punojnë për normalizimin e situatës
Te bllokuar në këtë rrugë që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë kanë mbetur edhe shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria.
Drejtuesit e mjeteve mësohet të kenë lajmëruar autoritetet tona doganore të cilët kanë patur kontakte duke komunikuar me policinë e vendit fqinj
Mjetet vijojnë të jenë të bllokuara në rrugë.