Egnatia fiton 3 me 1 me Elbasanin

Egnatia mori fitoren e dytë radhazi, teksa në “Egnatia Arena” triumfoi 3-1 ndaj Elbasanit.

Kampionët në fuqi zhbllokuan ndeshjen shpejt. Në minutën e 12-të, një top i bukur i Ramës për Lushkjën, shfrytëzohet në maksimum nga 28-vjeçari, i cili nga fare pranë ndëshkoi portën kundërshtare.

Skuadra nga Elbasani u kundërpërgjigj në minutën e 22-të. Lajthia realizoi me një të majtë nga brenda zone, duke ndezur festën mysafire. Pjesa e dytë ishte mjaft interesante, me rastet që ishin të shumta nga të dyja krahët.

Mesfushori i Egnatias, Lushkja kompletoi dopietën në minutën e 78-të, pas disa pasimesh shumë të bukura të skuadrës rrogozhinase. Në fund pati kohë edhe për një gol të Yahaya.

Egnatia për momentin renditet në vendin e dytë me 26 pikë, ndërsa Elbasani shtyn takimin me fitoren dhe e sheh veten në vendin e pestë me 18 pikë.