Bino qetëson të rinjtë: Vaks.na anti-Cov.d nuk ndikon në shëndetin riprodhues

Studentët e pavaksinuar dhe ata që nuk dorëzojnë testin e tamponit negativ çdo javë, nuk duhet të pranohen në universitete. Rekomandimi vjen nga ekspertët e Komitetit të Imunizimit dhe Vaksinimit.

Burime bëjnë të ditur se 5 anëtarët e këtij Komiteti, kryetari Eduart Kakariqi, mjekët Najada Çomo, Gjeorgjina Kuli, Aida Bushati dhe Genc Sulçebe, kanë shprehur dakordësinë se në auditorë duhet të hyjnë vetëm studentët e vaksinuar dhe ata që nuk janë rrezik infektimi për të tjerët.

Ndërkaq, Silva Bino, eksperte e Komitetit Teknik dhe shefe për sëmundjet infektive në ISHP tregon për rrezikun nga Covid-19 edhe tek të rinjtë e pavaksinuar.

“Një nga hezitimet e tyre është që, ne jemi të rinj dhe nuk kemi pse të bëjmë vaksinën.

Është e vërtetë se Covid kalon me forma të lehta tek të rinjtë, por me shtimin e rasteve mund të kemi forma të rënda dhe vdekje”.