Vrasja e Alban Semakut, Artan Hoxha: Mesazhi që përcollën ekzekutorët

Vrasja e Alban Semakut, i gjetur i ekzekutuar ne Peqin, përcjell një mesazh. Kështu ka deklaruar gazetari Artan Hoxha.

Në studion e “ABC Live” me Juli Xhokaxhi, Hoxha theksoi se ekzekutimi i 38-vjeçarit, i cili ka qenë pjesë e bandës së Lushnjes përcjell mesazh për ata që janë gjallë.

Sipas gazetarit, autorët mund edhe ta kishin hedhur në lumë kufomën, por zgjodhën ta lënë në një atë vend, pikërisht për të përçuar mesazhin, pasi Semaku ka qenë pjesë e një zinxhiri vrasjesh që kanë ndodhur në Lushnje.